Shqiprim Arifi

Shqipërim Arifi: Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Albin Kurtit, thikë pas shpine për shqiptarët e Kosovës Lindore

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ropozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e konsideron thikë pas shpine për shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore. Arifi u shpreh se në këtë plan, nuk janë përmendur fare shqiptarët e këtyre trevave. Kjo është një thikë pas shpine edhe për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më parë ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin. Në planin franko-gjerman, është cekur një vetë qeverisje e minoritetit serb, tha ai për Euronews Albania.  “Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizant të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhtuar”, theksoi Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …