Petar Petkoviq: Besnik Bislimi me keqdashje po e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog si gatishmëri për ta njohur Kosovën

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun e Brlukselit me Kosovën, Petar Petkoviq i ka reaguar zëvendës-kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka deklaruar se Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të. Petkoviq tha se Bislimi gabimisht dhe me keqdashje po e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog si gatishmëri për ta njohur Kosovën. ogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe aktin e saj të njëanshëm dhe të paligjshëm të shkëputjes. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB”. Besnik Bislimi po përpiqet të përdorë gënjeshtra për të nxitur ndryshimin e qëndrimit të vendeve që nuk e njohin Kosovën”. Petkoviq përmendi Asociacionin, formimi i të cilit tha se duhet të jetë “preokupimi i vetëm” i Bislimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …