Gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve, në Bruksel, u mblodhën 7 miliardë euro, për viktimat e tërmetit në Turqi dhe në Siri

Gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve të zhvilluar sot në Bruksel u mblodhën 7 miliardë euro (7.5 miliardë dollarë) në grante dhe kredi për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, njoftoi sot kryeministri suedez, Ulf Kristersson. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se shuma e mbledhur i ka tejkaluar pritshmëritë, duke e quajtur rezultatin të jashtëzakonshëm. “Jam shumë e lumtur që komuniteti ndërkombëtar po mbështet fuqishëm përpjekjet e rindërtimit në Turqi dhe Siri”, tha ajo. “Vetëm Komisioni Evropian do t’i japë Turqisë 1 miliard euro”, njoftoi më herët Von der Leyen. “Gjermania ka dyfishuar mbështetjen e saj për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri në një total prej 240 milionë eurosh”, tha ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock. Më 6 shkurt, rajoni kufitar turko-sirian u godit nga dy tërmete të mëdha që shkaktuan mbi se 50 000 të vdekur dhe miliona të pastrehë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI: Ish-ministrat e Vetëvendosjes nuk janë larguar nga pushteti – po sigurojnë terren për pas-qeverisje

Eugen Cakolli, nga KDI, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po menaxhohet pushteti …