Robert Bosch

Robert Bosch: Gjyqtarët e Gjykatës Speciale po marrin paga të majme në kurriz të të pandehurve, të cilëve po ua zgjasin paraburgimin

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh, ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë, lidhur me kohëzgjatjen e parashtrimit të lëndës për ish-krerët e UÇK-së. Ai ka shkruar me këtë rast se gjyqtarët e kësaj gjykate po marrin paga të majme në kurriz të të pandehurve. Pse krerët  e UÇK-së nuk po lirohen  të rikthehen në shtëpitë e tyre e të presin gjyqin nën arrest shtëpiak. Duket qartë se gjyqtarët duan t’ i vazhdojnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë në dëm të të pandehurve. Pse nuk mund të shkojnë në shtëpi e të presin gjyqin, ka pyetur Bosh, pasi Prokuroria e Gjykatës Speciale ka paralajmëruar se  gjykimi i ish krerëve të UÇK-së mund të  zgjasë edhe gjashtë vjet të tjera derisa të shpallet aktvendimi  i shkallës së parë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …