Olta Xhaçka: Marrëveshja e arritur në Ohër në 18 mars në mes të Kosovës e Serbisë është një lajm i mirë për qytetarët e vendit

Marrëveshja e arritur në Ohër në 18 mars mes Kosovës e Serbisë është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ajo përgëzoi Qeverinë e Kosovës për seriozitetin dhe guximin e treguar, pasi sipas saj, arritja e një marrëveshjeje të tillë nuk është e lehtë. Xhaçka tha se është shumë optimiste që me angazhimin konstruktiv e serioz të Qeverisë së Kosovës, atë të Serbisë, mbështetjen dhe monitorimin e BE dhe SHBA, veçanërisht gjatë procesit delikat të implementimit, ekzistojnë të gjithë kushtet që kjo marrëveshje të çojë me sukses drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në OKB: Sovraniteti kërcënohet edhe në “feed”-in tonë, AI mund ta kthejë dezinformimin në realitet politik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve …