Faton Abdullahu

Faton Abdullahu: Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë çështje politike

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka deklaruar se mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës  ka qenë çështje politike. Ai ka bërë me dije se Kosova prej vitesh i ka përmbushur të gjitha kushtet për këtë proces. Vizat për kohë të gjatë kanë qenë tundim politik për Kosovën. Mungesa e tyre është diskriminim socio-politik (deri në racizëm) që ka bërë Brukseli kundër qytetarëve të Kosovës. Tash disa vite Kosova i ka përmbushur kushtet e BE-së për vizat. Përkundër kësaj vizat nuk na janë dhënë. Arsyeja kryesore ka qenë se BE në ofertën e saj politike ‘shkopi dhe karota’ vizat i ka trajtuar karotë speciale. Vizat BE për Kosovën i ka kthyer në ‘xhoker politik’ – të përshtatshme për gjithkënd, për çdo gjë. Po të bëheshin dje lëshimet që sot po i bën Kurti për Asociacionin ne do t’i kishim vizat. Por ato lëshime dje nuk janë bë. Edhe kur janë bë Gjykata Kushtetuese i ka përmirësuar. Ndërsa Kurti po i bën lëshimet sot prandaj do t’i marrim vizat”, ka shkruar Faton Abdullahu.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …