Sot rreth orës 17.00, në Ohër, përfundoi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Kreshnik Spahiu: “Patrioti” i madh, Albin Kurti, që refuzoi Ballkanin e Hapur u hap vetë me Serbinë e mbyllur

Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi Ramën, jo zemërthyer me kryeministrin, por i penduar dhe kokë ulur. Patriotizmi dhe nacionalizmi i tij brenda një viti janë venitur dhe janë transformuar në internacinalizëm socialist.

“Patrioti” i madh që refuzoi Ballkanin e Hapur u hap me Serbinë e mbyllur.

Albin Kurti po vjen në Tiranë më qesharak dhe më amator se çdo lider i shqiptarëve të Kosovës në këto 30 vjet.

A ju kujtohet se çfarë thoshte Albin Kurti një vit më parë?

– nuk ulem në një tryezë me Vuçiç

– nuk ka Ballkan të hapur pa njohur Serbia, pavarësinë e Kosovës

– nuk ka Ballkan pa njohur krimet e luftës

– nuk duhet ulur Rama me Vuçiç pa na kthyer eshtrat e të zhdukurve

– nuk ka Ballkan të Hapur pa ndërprerë Serbia fushatën kundër njohjes  se Kosovës.

Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë pasi ka përqafuar Serbinë e Madhe.

Albin Kurti nuk u hap me Ballkanin por u hap me Serbinë.

Marrëveshja e Ohrit njohu “Vetëvendosjen” e serbëve në Kosovë. Albin Kurti i hapi oreksin Serbisë dhe njohu 10 komuna autonome brenda Kosovës.

Albin Kurti u ul me Vuçiç pa Edi Ramën dhe bëri një pakt 100% të kundërt me ato çfarë refuzonte Ballkanin e Hapur.

– Albini u hap me Serbinë këmbëkryq me Vuçiçin.

– Albini u hap me Serbinë pa njohur Kosovën as de fakto dhe as de jure.

– Albini u hap me Serbinë pa kërkuar falje Beogradi për krimet e luftës.

– Albini u hap me Serbinë pa u kthyer eshtrat e të vdekurve.

– Albini u hap me Serbinë pa u anëtarësuar Kosova në OKB.

A mundet Albin Kurti t’i thotë 10 milion shqiptarëve pse refuzoi 3 liderë shqiptar në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë për Ballkanin e Hapur?

Pse Albini u mbyll me Ballkanin e Hapur dhe u hap me Serbinë e mbyllur.

Është koha ta ndajmë nëse ka tradhtuar Albini apo Edvini.

Në të kundërt Albini duhet kërkojë falje për arsyet pse refuzoi Ballkanin e Hapur dhe për të njëjtat shkaqe beri pazar me Vuçiçin.

SHBA dhe BE i kërkuan Albin Kurtit të fillojë zbatimin e marrëveshjes që ra dakord me Vuçiç in për autonominë e Serbëve në Kosovë duke e nxjerrë lakuriq para popullit të Kosovës.

Albin bëhu burrë dhe trego arsyet pse e drodhe dhe pse pranove hapjen me Serbinë pa 6 kushtet që premtove? Albin hapi dyert dhe kufijtë me Shqipërinë, së paku aq sa i hape me Serbinë…..

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …