Mr. Naim Tërnava

Me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Myftiu Naim Tërnava mban takim me gazetarë dhe jep një mesazh urimi

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se nesër, më 5 qershor 2016, me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, në orën 11:00, në selinë e Kryesisë së BIK, u drejtohet besimtarëve dhe popullit të Kosovës me një  mesazh urimi, në ambientet e  selisë së Kryesisë së BIK-së të Kosovës. Po nesër, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, viziton Bashkësinë Islame, me qëllim  për ta uruar myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, muajit  të Ramazanit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …