Edi Rama

Dy ditë para takimit me Lulëzim Bashën, Edi Rama ka sqaruar negociatat e reformës në drejtësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke  folur për negociatat e reformës në drejtësi, thotë se bisedimet e tilla nuk duket të jenë të lehta, por ka shtuar se ai  ka vullnet për kompromis. “Me dy kushte, e para nuk ka kompromis mbi shtyllën themelore të reformës që është hedhja në erë e sistemit të korruptuar dhe kjo e garantuar përmes një skanimi me kontroll ndërkombëtar. Dhe ana tjetër, nuk negociohet ngrehina e sistemit”, u shpreh Rama. Opozita, e cila në draftin e saj të ri, 2/3 i ka parashikuar derisa të mbarojë kjo legjislaturë, si formulë të përhershme, mbështet atë me vende të rezervuara, të paktën 16 drejtues të institucioneve të reja të drejtësisë të zgjidhen sipas një liste të mbështetur nga qeveria dhe opozita.

Por ndërkohë, formulën me vende të rezervuara e ka mbështetur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që ka biseduar edhe ai në telefon me Vikotira Nuland nga Uashingtoni. Nga kjo bisede, njësoj si e Lulzim Bashës kuptohet se kompromis për opozitën do të thotë thjeshtim i arkitekturës së sistemit dhe formula e vendeve të rezervuara për sistemin e drejtësisë.“Duan 2 të tretat e vendimmarrjes. Duan të jenë edhe ata pjesë sepse kanë bërë një kusht, duhet votuar nga parlamenti për kandidaturat me 2 të tretat sa të jetë gjallë Edi Rama. S’ka problem nuk mund t’i premtoj se do të vdesë kur të duan ata, por mund t’i premtoj se deri sa të jem gjallë me 2 të tretat”, tha kryeministri.

“Ajo që ka rëndësi për Edi Ramën tani për tani është koalicioni i bashkuar. “Po ju them se java e ardhshme është java e të vërtetës. E gjithë shumica jonë, PS, LSI, PDIU, mbështet pa asnjë ngurim draftin e dakordësuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian”, tha Rama. Por, burime nga mazhoranca thonë se ky është një opsion që nuk mund të qëndrojë në tavolinën e negociatave, sepse sipas, tyre ruan statukuonë e influencës politike në zgjedhjen e organeve të drejtësisë dhe të kapjes së organeve të drejtësisë. Për më shumë, të njëjtat burime qeveritare thonë se kjo mund të rrezikojë deri edhe vetë takimin Rama-Basha. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Zgjim Hyseni: Kurti nuk do të pranojë një koalicion me PDK-në me një rezultat të ulët të votave

Zgjim Hyseni nga PSD, deklaroi se kryeministri Albin Kurti, edhe gjatë kohës kur ishte në …