Brickos

Në një intervistë për Al Xhazira, akademiku i njohur boshnjak, Esad Durakoviq parasheh një të ardhme të kobshme

Në një intervistë për Al Xhazira, akademiku i njohur boshnjak, Esad Durakoviq parasheh një të ardhme të kobshme

Akademiku i mirënjohur boshnjak, intelektuali i njohur Esad Durakoviq  në intervistën e tij për Al-Xhazira, ka konstatuar se  “Sot botën perëndimore po e drejtojnë korporatat e fuqishme kapitaliste, sistemet e forta bankare, të cilët edhe fitimin e kanë paraparë për “hyjnitë e tyre”, kështu që edhe shoqëria perëndimore ka rënë pre e këtyre sistemeve. Në profitin e tyre të pangopshëm, ata kanë satanizuar islamin, tërë  botën myslimane, me qëllim për të siguruar “argumente” për t’i shkatërruar ato shtete e shoqëri  duke u uzurpuar resurset energjetike, sepse ato resurse janë baza zhvillimore e lëvizëse e botës bashkëkohore. Myslimanët tani shesin naftën me çmime krejt të lira, me qëllim për të blerë armë nga perëndimi, me të cilat pastaj shkatërrojnë sistemet e tyre të infrastrukturës. Ky është një absurd i llojit të vet”.

Në pyetjen e gazetarit të Al-Xhazirës, se si shpjegohet konflikti më i komplikuar dhe më i përgjakshëm në Lindjen e Afërme dhe po i shihet kund fundi, Durakoviq deklaron se “nga lufta në Lindjen e Afërme si dhe në Siri, e cila po shkatërrohet, përfitojnë, politika sioniste dhe “korporatat” e fuqishme kapitaliste. Të ardhmen  mund  ta dijë Zoti, jo unë.  Unë frikësohem në destabilizimin e Turqisë dhe në këtë drejtim po punohet shumë. Evropa sot aktivisht është islamofobe dhe është shumë aktive në shkatërrimin e botës myslimane, sidomos e djathta evropiane, dhe pas kësaj botës i vjen hakmarrja terroriste, dhe kështu rrethi i së keqes mbyllet në qarkun e vet.

Duke folur për të ashtuquajturën “Pranverë arabe” Durakoviq thotë se ka pritur shumë por shton se ajo masë e madhe njerëzish u manipuluan me shpejtësi. Shumë shpejtë gjërat u rrokullisën. Të fuqishmit e botës nuk mund të lejonin që shtetet arabe të ndërgjegjësoheshin politikisht dhe të bëheshin faktor në politikat e tyre. Ata vepruan  duke përkrahur njërën  palë dhe duke i armiqësuar mes veti. Fillimisht u rrëzuan regjimet dhe  u mbytën liderët, si Sadami, Gadafi, shkatërruan shoqëri të tëra dhe i poshtëruan keq popujt e tërë. Kjo tani po i kthehet Perëndimit me dyndje masive të refugjatëve, që ndikoi  në unitetin dhe solidaritetin e tyre. Tani kjo po kthehet në sulme të organizuara terroriste dhe kjo po e forcon vetëdijen politike ksenofobike të Donald Trampit, në shtetin më të fuqishëm të botës. Dhe është tejet shqetësues fakti se atë po e mbështet një pjesë e madhe e amerikanëve. Ai vetë nuk do të thotë gjë por është fakt se po përkrahet aq shumë dhe kjo është një fatkeqësi e madhe për të ardhmen e  afërt”, ka thënë mes tjerash akademiku boshnjak, Durakoviq ( Pjesë nga intervista e akademikut Esad Durakoviq, dhënë Al Xhazirës.).

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …