Në mjediset e ASHAK, prej 24-26 prill 2023, organizohet “Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor”

Në mjediset e ASHAK, prej 24-26 prill 2023, organizohet “Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor”.
Në panair do të merr pjesë edhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë.
Në kuadër të këtij panairi, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, nesër, më 24 prill 2023, do të promovoj këto botime:
Emine Kalaja-Hajdari, Shndërrimet në Dardani gjatë periudhës romake: (procese ekonomike, social-politike dhe kulturore, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2017.
Referon: Prof. dr. Gjon Berisha.
Teuta Shala-Peli, Drishti në Mesjetë, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2016.
Referon: Prof. dr. Bedri Muhadri.
Alban Dobruna, Tarikati islam halveti te shqiptarët, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2017.
Referon: Prof. ass. dr. Agron Islami.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …