Agjencia e Statistikave

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi raportin për llogaritë qeveritare lidhur me periudhën e viteve 2015-2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin lidhur me llogaritë qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2022. Sipas raportit të ASK-së të hyrat e qeverisë për vitin 2022 ishin 2 miliardë e 622 milionë e 400 mijë euro. Gjithsej të hyrat e qeverisë së përgjithshme për vitin 2022 ishin 2 miliardë  e  622 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71 për qind të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 15 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, ka njoftuar ASK-ja. Vlera e shpenzimeve qeveritare sipas ASK-së ishte 2 miliardë e 623 milionë e 800 mijë euro ose 1.4 milion euro më shumë se sa ka arkëtuar. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet, 25 për qind, kompensimi i punëtorëve 24 për qind, subvencionet 15 për qind, konsumi i ndërmjetëm 14 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, ka njoftuar ASK-ja. Ky raport  është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …