Më 10 maj 2023,do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Bletajë të Vushtrrisë dhe te lapidari i Dëshmorit HAMDI QAZIM FERATI

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dega Vushtrri, njofton të gjitha familjet e Dëshmorëve, Veteran e invalid të UÇK-së,bashkëluftetarë të Dëshmorëve e qytetar, se  me datë 10 maj 2023,do të bëhen homazhe te varrezat e Dëshmorve në fshatin Bletajë të Vushtrrisë dhe te lapidari i Dëshmorit HAMDI QAZIM FERATI në përvjetorin e 24 të rënjes heroike të Dëshmorit.

Nga ora 10:00 homazhe te varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Bletaj të Vushtrrisë.

Nga ora 10:30, te pllaka përkujtimore e Dëshmorit të Kombit HAMDI QAZIM FERATI ,në hyrje të Vushtrrisë.

Nga ora 12:00 në Qendrën e kulturës “Hasan Prishtina,në Vushtrri  mbahet Akademia përkujtimore ,nën Patrionazhin e Kryetarit të KK z.Ferit Idrizi në bashkpunim me Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, kushtuar Dëshmorit të UÇK-së ZOSH br.141

HAMDI QAZIM FERATI

Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve për liri.

LAVDI të gjithë Dëshmorve të Kombit

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, …