leoni

Elisa Spiropali

Elisa Spiropali: Shkodra e bëri dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike në qarkun e Shkodrës u shpreh sot se, zonjat dhe zotërinjtë e Shkodrës e bënë dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit. Ajo renditi përmes një shkrimi në rrjetet sociale arsyet pse ajo ndjente dashuri për  Shkodrën. Zonja Shkodër është dashuri  sepse qytetet dallohen dhe mburren, për shembull, ngaqë njëri ka pranë një kështjellë të famshme, tjetri lumë që vjen nga larg duke u spërdredhur mes maleve, tjetri urë të famshme, tjetri mal të lartë, tjetri liqen të magjishëm, tjetri det, e kështu me radhë. Zonja Shkodër është dashuri sepse e bëri dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …