Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ftesë për media: Ekspozitë “Kujtesa e arsimit shqip në Kosovë të viteve 90-të”

Na lejoni që, në emër të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” ta ndajmë me ju njoftimin dhe ftesën për hapjen e ekspozitës “Kujtesa e arsimit shqip në Kosovë të viteve 90-të” (ekspozitë e botimeve shkollore dhe materialeve arkivore), kuruar nga Munish Hyseni (biblioteka “Hivzi Sulejmani”) dhe Robert Montoya (Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos). Kjo ngjarje që organizohet në kuadër të “Java e Bibliotekës në Kosovë”, zhvillohet nesër, datë 25.05.2023, duke filluar nga ora 12:00 në hollin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” që gjendet në lagjen “Dardania”, rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë.  Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni direkt me drejtorin e bibliotekës, Munish Hyseni, në numrin e telefonit: 044 177 773.
Mirësisht,
Stafi i organizatës ETEA.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: SOT – TAKIMI LETRAR NË KUADËR TË “MUAJIT TË LIBRIT”

LSHK-ja, sot, më 30.10.2025, në orën 12, do të mbajë një takim letrar në kuadër …