Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pranimi i Ukrainës në aleancën perëndimore ushtarake nuk do të ndodhë teksa lufta po vazhdon. Megjithatë, ai tha se Ukraina mund të anëtarësohet në të ardhmen në aleancë. Gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Fondi gjerman Marshall në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne të gjithë pajtohemi që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”. Por, ai shtoi se “nuk është në agjendë anëtarësimi [i Ukrainës] në mes të një lufte”.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Kostoja e jetesës në Kosovë është rritur për 45 për qind në pesë vitet e fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë Kurti, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
