Brickos

Smajl Latifi: Komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë

Sot, në ditëlindjen e tij të 58 – të, në fshatin Mrasor, vizituam Shtëpinë – muze të heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri.
Komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë, në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë. Në këtë pritë ai luftoi krah për krah me dëshmorin e kombit Fitim Duraku, i cili nga plagët e marra të asaj dite, u pavdekësua më 4 prill 1999.
Skënderi do të mbetet një prej shembujve më frymëzues për atdhedashuri, sepse i shërbeu atdheut dhe ia fali jetën e tij, pas një veprimtarie të gjatë e të bujshme të angazhimit për zgjidhjen e çështjes kombëtare.
Kjo Shtëpi – muze pasqyron të kaluarën tonë të lavdishme.
Ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë dhe t’i restaurojmë shtëpitë si kjo me qëllim të ruajtjes së vlerave të UÇK – së dhe të vlerave tona kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …