leoni

Josep Borrell i fton urgjentisht për takim Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiqin në Bruksel

Josep Borrell i fton urgjentisht për takim Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiqin në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka konfirmuar se ka ftuar në një takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri. Borrell, përmes një postimi ka deklaruar se duhet de-esklaim të menjëhershëm të situatës dhe zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. “Kam ftuar në Bruksel liderët e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të Kosovës, Albin Kurti, për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për de-eskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi Borrell. Mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri Albin Kurti, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e radhës të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.  Ai ka thënë se atje do të insistojë për lirimin urgjent dhe pa kushte të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …