leoni

Joe Biden: Amerika dhe perëndimi nuk ka gisht në rebelimin e mercenarëve rusë kundër Kremlinit

Kryetari amerikan, Joe Biden tha të hënën se, një kryengritje e shkurtër e mercenarëve rusë kundër Kremlinit ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus dhe se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk kishin gisht në të. “Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë, nuk kishim të bënim me të”, tha Presidenti Biden në komentet e tij të para lidhur me rebelimin e mercenarëve të Wagner-it që shpërtheu gjatë fundjavës. Gjatë prononcimit në Shtëpinë e Bardhë, kryetari Biden foli rreth luftës për pushtet mes forcave të ndryshme në Rusi, ndërsa mercenarët marshuan drejt Moskës, por ndryshuan qëndrim. Zoti Biden tha se i kishte kërkuar ekipit të tij të sigurisë kombëtare që ta përditësonte atë për situatën “orë pas ore” dhe të përgatitej për një sërë skenarësh, për të cilat nuk dha detaje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përballë afatit për Qeverinë e re: Nëse nuk ka Kurti 3, Kosova shkon në zgjedhje

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbetur përballë një afati …