Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti takon ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport, diskutojnë për gjendjen aktuale

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti takon ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport, diskutojnë për gjendjen aktuale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport. Përmes një postimi, ai ka treguar se në këtë takim kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë. Hoti është shprehur mirënjohës “për përkushtimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Republikën e Kosovës”. “Biseduam për situatën aktuale në të cilën po kalon vendi dhe hapat që duhet ndërmarrë për të sjellë stabilitetin në vend. Shpreha mirënjohje për përkushtimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Republikën e Kosovës”, shkruan Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku merr drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës

Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, pas …