Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Hoti: Buxheti që kemi ndarë sivjet për veteranët nuk plotëson as për së afërmi kërkesat e tyre

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se buxheti i ndarë për këtë kategori është 25 milionë euro. Kjo shumë, sipas ndarjeve buxhetore, është planifikuar për një numër prej mbi 12 mijë veteranëve të luftës. Por, në muajin maj, qeveria ka ndarë për këtë kategori 170 euro pensione, për 23 mijë persona. Ndërkohë që llogaritet se janë mbi 42 mijë veta që kanë kërkuar statusin e veteranëve të luftës së fundit në Kosovë. Për këtë çështje, pritet që gjatë kësaj javë, në Prishtinë të qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar të cilët do të diskutojnë problematikën me Qeverinë e Kosovës. Gjatë kësaj kohe pritet të bëhet edhe rishikimi i buxhetit. “Planifikimi ka qenë për 12 mijë veteranë të luftës, me një shumë prej 25 milionë euro. Prej tyre, 23 mijë veta që janë paguar në muajin maj, janë edhe 2 mijë ose 3 mijë të tjerë që kanë aplikuar dhe mund të përfshihen në muajin qershor dhe në muajt në vijim. “Lista që është dorëzuar në qeveri nga komisioni, përfshinë 46 mijë veteranë. Buxheti që kemi ndarë për sivjet nuk plotëson as për së afërmi të gjitha kërkesat që kemi për të paguar pensionet për veteranët”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …