Militanti i Albin Kurtit, njëfarë Agron Statovci, kërkon të mbyllen të gjitha mediet në vend sepse po e kritikojnë Qeverinë

Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të Ndërmarrjes Publike “Trainkos”, Agron Statovci, e ka përshëndetur heqjen e licencës së biznesit ndaj Klan Kosovës, derisa ka kërkuar edhe mbylljen e medieve të tjera në Kosovë. Statovci i cili në këtë pozitë u emërua muaj më parë nga Qeveria Kurti, ka thënë se shërbim më i mirë Kosovës nuk mund t’i bëhet se sa me mbylljen e medieve. Ai ka shkruar me cinizëm  dhe idiotësi: “Të dashura media, ju ftoj që të solidarizoheni me Klan Kosovën, mbylluni edhe ju. Shërbim ma të mirë Kosovës kurr s mundni me i bo”, ka shkruar ky farë, Agron Statovci. Deri tani kundër vendimit të mbrëmshëm të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Bashkimi Evropian, organizata ndërkombëtare të lirisë së shtypit, partitë politike në vend e shoqëria civile,të cilët e kanë quajtur goditje të rëndë ndaj lirisë së mediave, fjalës së lirë dhe mbarë demokracisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …