Dinosha: Kosova të ketë unitet politik e koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Unionit Nacional Shqiptar në Mal të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha ka vlerësuar se Kosova të ketë unitet politik e koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka theksuar më tutje se kjo do të jetë rruga më e mirë për shmangien e incidenteve dhe konflikteve eventuale në Kosovë, ose në Ballkanin Perëndimor. Gjatë intervistës për Kosovapress, kryetari i Unionit Nacional Shqiptar në Mal të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk dallon shumë me ato të kaluarat dhe se Serbia po vazhdon me propagandën e saj kundër Kosovës por Kosova duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemeve.  “Është momenti i fundit kur gjërat duhet të nisin të marrin zgjidhje, në mënyrë që imazhi i vendit tonë të mos dëmtohet në botë” ka porositur kryetari i Unionit Nacional Shqiptar në Mal të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …