të Ugandës, Yoweri Kaguta Museveni në Serbi,

Qedomir Stojkoviq: Është koha e fundit që diplomacia perëndimore të pranojë dështimin në Serbi, Vuçiq po manipulon me ta

Avokati serb, Qedomir Stojkoviq, ka reaguar pas vizitës së kryetarit të Ugandës, Joweri Kaguta Museveni, në Serbi, duke thënë se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq solli sot në Beograd diktatorin Museveni, i cili qe 37 vjet është sundues i vendit të tij dhe i cili refuzon t’ia dorëzojë pushtetin dikujt tjetër. Stojkoviq ka shkruar se ai erdhi në Beograd nga Moska, ku dy ditë më parë mbështeti Putinin dhe ra dakord me të për zgjerimin e ndikimit rus në Afrikë dhe ndërtimin e një centrali bërthamor rus në Ugandë. “Është koha e fundit që diplomacia perëndimore të pranojë humbjen në Serbi. Të bësh vazhdimisht të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme në çështjen e Aleksandër Vuçiqit, nuk do ta çojë askund mbarë Ballkanin. Fakti që nja dy flamuj amerikanë shetiten në makinën e një miku të Aleksandër Vuçiqit, ose fakti qe qeveria e Serbisë bën disa deklarata evropiane, por boshe, vetëm do të thotë se qeveria në Serbi është e bindur se është shumë e lehtë të mashtrosh diplomacinë perëndimore me gënjeshtra”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …