Pritjet për të hyrë në Repulikën e Kosovës nga pikëkalimi kufitar në Merdarë shkojnë deri në një orë

Për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar, në Merdarë, duhet pritur deri në një orë

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar në Merdarë shkojnë deri në një orë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona për të hyrë në Kosovë nga Merdari është 1 kilometër, ndërsa pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë 3 deri në 5 minuta. Kurse, pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 30 minuta. E, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, por ato janë për të dalë nga Kosova, e që shkojnë deri në 50 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë, pritjet janë deri në 15 minuta. Gjendje më e mirë paraqitet në pikat tjera kufitare, ku pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, …