Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje për mirëmbajtjen higjienike të Institucioneve Publike të Komunës

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena” SH.A., z. Kushtrim Loshaj, krahas marrëveshjeve tjera për ofrimin e shërbimeve komunale nënshkruam edhe një marrëveshje për Mirëmbajtjen Higjienike të Institucioneve Publike të Komunës së Deçanit, respektivisht objekteve si: Objektin e Komunës, Objekti i Sërbimit Social, Pallati i Kulturës, Zyra e Gjendjes Civile në Strellc dhe Lloqan, Qendra Informuese Turistike, Objekti i Zjarrfikësve, Shtëpia Rezidente, Muzeu Etnologjik dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Strellc.

“Kjo marrëveshje siguron një menaxhim dhe mirëmbajtje të qëndrueshme të këtyre institucioneve dhe ndihem i lumtur që këto shërbime të Komunës së Deçanit do të menaxhohen dhe ofrohen nga NPL “Higjiena”, të cilët angazhohen çdo ditë në mirëmbajtjen e hapësirave publike në Deçan, duke na bërë krenar me sukseset e vazhdueshme dhe përkushtimin e madh për të mbajtur Deçanin e pastër dhe ekologjik”, tha me këtë rast Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …