Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” me rekord të ri në numër të udhëtarëve dhe fluturimeve

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti janë procesuar rreth 400 mijë udhëtarë.

Muaji korrik i këtij viti, shënoi një numër të ri rekord në numër të udhëtarëve dhe fluturimeve, duke tejkaluar shifren krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar rreth 9% në numër të udhëtarëvë dhe mbi 2% në numër të fluturimeve.

Nga Janari i këtij viti e deri më sot përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, kanë kaluar pothuajse 2 milion udhëtarë, ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar  400 mijë udhëtarë duke shënuar një rritje të përgjithme në numërr të udhëtarëve në këtë  vit prej rreth 14% dhe në numër të fluturimeve rreth 6% .

Zvicra  dhe Gjermania akoma mbeten destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime ku më pas pasohen nga Turqia, Austria…

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …