Agro Shqiponja në Panairin Ndërkombëtar AGROKOS për të parë produkte organike e të shëndetshme

Agro Shqiponja merret me grumbullimin dhe kultivimin e bimëve mjekësore aromatike. Aktiviteti i kompanisë ka filluar nga 2008 dhe me kalimin e viteve ka krijuar një zinxhir fermerësh gjithandej të cilët i furnizon me fidane, duke siguruar kështu tregun për shitjen e produkteve të tyre. 🌿
Agro Shqiponja do të promovojë produkte të certifikuara organike të prodhuara në mënyrë natyrale duke ndjekur praktikat më të mira bujqësore si:
🌺 Cajra natyrale
🌺 Erza të freskëta dhe të thara
🌺 Vajra esenciale (eterike)
🌺 Kremra natyrale
🌺 Uthulla e mollës së egër, etj.
Vizitojeni stendën e Agro Shqiponja në Panairin Ndërkombëtar AGROKOS për të parë produkte organike e të shëndetshme. Edicioni i 23-të. 📅𝟏𝟗-𝟐𝟎 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑; 📍𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚 𝟏 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢, Prishtinë.
Për t’u bërë ekspozues kontaktoni në: 📧 [email protected] ose 📲+383 (0) 44 629 916.
Panairi organizohet nga CEO – Congress & Event Organization.
Të gjitha reagimet:

Arbana Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …