Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, sot udhëton për në Greqi me ftesë të kryeministrit grek, Qiriakos Micotaqis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëton për  në Greqi me ftesë të kryeministrit grek, Qiriakos Micotakis, i cili  ka ftuar të gjithë kryeministrat e rajonit, në përjashtim të kryeministrit të Shqipërisë, ku ftesa është dërguar në nivel të kryetarit, Bajram Begaj, dhe jo të  Edi Ramës,  pas tensioneve në zgjedhjet e fundit lokale, kur ishte  arrestuar dhe po mbahet në burg kryetari i Himarës, Fredi Beleri i cili u kap në flagrancë duke blerë vota, Meqë Greqia ka bërë ftesë selektive, Shqipëria nuk do të marrë pjesë, por kjo jo vetëm që nuk e pengon Albin Kurtin por e gëzon se po të ishte ftuar Edi Rama, ai ndoshta edhe nuk do të shkonte, sepse nuk e duron faktin se shqiptarët kanë dy kryeministra. Sot  liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së do  takohen në një darkë joformale ku do të diskutohet mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …