Sibel Halimi

Sibel Halimi: Qeveria Kurti nuk ka ditur ta shfrytëzojë momentin kur Amerika filloi të udhëhiqej nga kryetari Baiden

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka konstatuar se Qeveria Kurti nuk ka ditur ta shfrytëzoj momentumin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhiqen nga presidenti Xho Baiden. Ajo ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës ka qenë edhe synimi në dialog që e ka përmendur qysh në fillim edhe presidenti amerikan Joe Biden në letrën e tij. “Mirëpo Qeveria e Kosovës nuk ka ditur ta shfrytëzojë këtë momentum të jashtëzakonshëm, të krijuar nga administrata më pro Kosovë që ka qenë ndonjëherë në Washington. Përkundrazi, Qeveria e ka kurthuar veten me deklarime e qasje të pamatur, shpesh jodiplomatike e jobashkëpunuese, në drejtim të aleatëve tanë strategjikë, çfarë ka bërë që ne si vend, nga viktima të gjenocidit, dalëngadalë të fillojmë të shihemi si shtet që prodhon kriza. Ky është një gabim i pafalshëm i krerëve të shtetit tonë, të cilët kanë rënë në gracën e Serbisë, duke e bërë atë të duket properëndimore, ndërsa ne, siç dihet, kemi përfunduar nën sanksione”, është cituar të ketë thënë për gazetën Expres, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …