Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka bastisur banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë

Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka bastisur banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë

Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, sot në mëngjes  ka bastisur banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë. Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit. Lajmin e ka bërë të ditur,  avokati i familjes, Artan Qerkini. Lidhur me këtë bastisje të shëmtuar ka reaguar edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Ai ka shkruar se Zyra e Prokurorit, në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdon me filmat e saj. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. Ata  kanë vepruar në mënyrë të shëmtuar, pasi Kosova nuk është  shtet serioz, ka saktësua, Faton Klinaku në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …