Sot Kuvendi i Kosovës filloi punën me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë, në veri të vendit, Afrim Bunjaku

Sot Kuvendi i Kosovës filloi  punën me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku. Në rend dite hyri edhe pika për miratimin e një rezolute për të dënuar sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se të dielën e 24 shtatorit përjetuam sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë së Kosovës, por edhe ndaj shtetit, republikës e rendit dhe sigurisë tonë.  “Sulmi i orkestruar nga bandat e maskuara kriminale e terroriste vrau zyrtarin tonë policor Afrim Bujakun dhe plagosi një zyrtar tjetër. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë. Vrasja e tij u kthye në angazhim më të shtuar në luftimin e  bandave kriminale e terroriste dhe në fitore të betejës nga Policia e Kosovës”, tha Kurti. Ai shtoi se terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar ose janë në ndjekje pasi që ikën.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …