A po përgatitet për ta marrë rolin e negociatores në dialogun e Kosovës me Serbinë, kryetarja Vjosa Osmani

Kryetarja, Vjosa Osmani, në një intervistë për RTK-në, theksoi se prej disa kohësh kam folur brenda dhe jashtë Kosovës për rrezikun që paraqesin  grupet serbe në veri, të cilat prej një kohë të gjatë janë trajnuar nga ushtria e Serbisë. Duke folur për  dialogun Kosovë-Serbi, zonja Osmani është shprehur se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë të marrë pjesë në dialog sa herë ka ftesë nga BE për dialog, por nënvizoi se marrëveshja nuk është perfekte për Kosovën, ka disa gjëra të mira e disa që ka dyshimet e saj, por që është marrë obligim për të zbatuar ato”. Ajo e vuri theksin  te neni 7 dhe 10 i marrëveshjes. Zgjidhja është se ne duhet të ulemi me SHBA, të përgatisim draftin tonë, ta prezantojmë para Sekretarit të Shteti amerikan që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogerinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan nga Chollet e Escobar, të cilët sqarojnë se një trup i tillë do të jetë trup koordinues dhe si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm të Kosovës e as aspektet tjera kushtetuese të vendit tonë”, deklaroi mes tjerash Osmani në RTK. Kërkesa e zonjës Osmani  që përgatitja e një plani  për veriun duhet bërë me Amerikën, lë të kuptohet se ajo nuk e refuzon një ofertë të tillë, pavarësisht  se pajtohet apo nuk pajtohet, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …