Kabineti i sigurisë së Izraelit deklaroi zyrtarisht shpalljen e gjendje luftës

Harry Fear: Mediet perëndimore shfaqën një qëndrim të njëanshëm gjatë raportimit për konfliktin izraelito-palestinez

Gazetari dhe regjisori britanik, Harry Fear, deklaroi se mediat perëndimore shfaqën një qëndrim të njëanshëm gjatë raportimit për konfliktin izraelito-palestinez, duke u shprehur se nuk sqarohet se mijëra palestinezë do të vriten, raporton Anadolu. “Këto lajme nënkuptojnë se nuk ka asnjë perceptim në publikun perëndimor se qindra apo madje mijëra palestinezë do të vriten dhe se kjo duhet të ndalet”, tha ai. Gazetari Harry Fear, regjisor i dokumentarit të vitit 2019,  cili ka të bëjë me efektet e luftës mbi civilët që Izraeli filloi në Rripin e Gazës të bllokuar në vitin 2014, për Anadolu vlerësoi gjuhën që përdorin mediat kryesore perëndimore që po mbulojnë konfliktin izraelito-palestinez. Fear deklaroi se ai punoi si gazetar në Gaza gjatë konflikteve të dhunshme në 2012 dhe 2014 dhe tha: “Ajo që po shohim tani është një gjakderdhje. Vrasje masive e krijuar për të marrë hak ndaj popullit të Gazës në emër të popullit të Izraelit”. Thuhet se operacioni tokësor i kryer nga Izraeli mund të zgjasë me muaj, me ç’rast status quo-ja në Gaza do të ripërcaktohet dhe do të pushtohet plotësisht nga ushtarët izraelitë. Qëllimi i kësaj është të eliminojë kapacitetin e Hamasit për të qeverisur dhe larguar atë nga qeverisja e Rripit të Gazës. Si më parë, në këto periudha dhune në Gaza, ligjet dhe rregullat e luftës tashmë janë tejkaluar, Ky është një shembull konkret i çmendurisë në të ashtuquajturën gazetari të paanshme.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …