Gazeta autoritative “Le Monde” shkruan se sulmi Banjskë të Kosovës ishte i frymëzuar nga rasti i Krimesë në Ukrainë

Gazeta autoritative franceze “Le Monde” shkruan se sulmi i komandove serbe në fshatin Banjskë të Kosovë,s ishte i frymëzuar nga rasti i sulmit të Rusisë në Krime të Ukrainës. Kjo gazetë i ka kushtuar një artikull të sulmit të armatosur të grupeve terroriste serbe kundër Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit. “I stërarmatosur, i veshur pa shenja, si forcat ruse gjatë aneksimit të gadishullit ukrainas në vitin 2014, një komando serbe tentoi në fund të shtatorit të sulmonte veriun e këtij territori ballkanik me shumicë shqiptare. Vetëm vrimat e plumbave në disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks që shikon nga ky fshat modest në veri të Kosovës mbajnë ende gjurmët e përleshjeve të dhunshme të shpërthyera atje më 24 shtator nga një komando serbë të armatosur rëndë” shkruan në mes tjerash në artikullin e gazetës autoritative franceze “Le Mond”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …