Izraeli ka njoftuar se po bëhen përgatitjet përfundimtare për nisjen e sulmit nga toka, deti e ajri

Izraeli ka njoftuar se po bëhen përgatitjet përfundimtare për nisjen e sulmit nga toka, deti e ajri kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Izraeli është duke kryer përgatitje për një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës të kontrolluar prej Hamasit, pasi u ka kërkuar palestinezëve që jetojnë në atë territor që të largohen në pjesën jugore, në afërsi me Egjiptin. Radio Evropa e Lirë citon këshilltarin e izraelit për Siguri Kombëtare të ketë paralajmëruar grupin militant të Libanit, Hezbollahun, që të mos nisë luftë në veri të Izraelit, duke e kërcënuar me “shkatërrim” të grupit. Autoritetet në Gazë kanë thënë se mbi 2.200 njerëz janë vrarë dhe një çerek i tyre janë fëmijë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …