Gazeta autoritative “Le Monde” shkruan se sulmi Banjskë të Kosovës ishte i frymëzuar nga rasti i Krimesë në Ukrainë

Gazeta autoritative franceze “Le Monde” shkruan se sulmi i komandove serbe në fshatin Banjskë të Kosovë,s ishte i frymëzuar nga rasti i sulmit të Rusisë në Krime të Ukrainës. Kjo gazetë i ka kushtuar një artikull të sulmit të armatosur të grupeve terroriste serbe kundër Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit. “I stërarmatosur, i veshur pa shenja, si forcat ruse gjatë aneksimit të gadishullit ukrainas në vitin 2014, një komando serbe tentoi në fund të shtatorit të sulmonte veriun e këtij territori ballkanik me shumicë shqiptare. Vetëm vrimat e plumbave në disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks që shikon nga ky fshat modest në veri të Kosovës mbajnë ende gjurmët e përleshjeve të dhunshme të shpërthyera atje më 24 shtator nga një komando serbë të armatosur rëndë” shkruan në mes tjerash në artikullin e gazetës autoritative franceze “Le Mond”.

Kontrolloni gjithashtu

26 Nëntor 1997: Prita e Adem Jasharit ndaj forcave serbe në Klisyrë dhe vrasja e mësuesit Halit Geci në Llaushë

Më 26 nëntor të vitit 1997 , forca të shumta të policisë serbe me autoblinda …