Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i ka quajtur dyfytyrësh opozitën

Pas kritikave të shumta që ia ka bërë qeverisë opozita, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku e ka quajtur dyfytyrësh këtë të fundit.  “Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

NATO e përfshin Kosovën në diskutimet strategjike për Korridorin 8 dhe rritjen e kapaciteteve të sigurisë rajonale

Në takimin e fundit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Aleanca ka njohur …