leoni

Thaci

Koalicioni PDK-LDK shpërfill urdhëresën e kryetarit Thaçi për miratimin e Demarkacionit brenda 10 ditëve

Kryetari, Hashim Thaçi  ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Deputetët e koalicionit PDK-LDK thonë se paraprakisht duhet një konsensus më i gjerë për t’i siguruar votat e nevojshme, të cilat sipas të gjitha gjasave nuk mjaftojnë pët të siguruar dy të tretat e votave të deputetëve, ashtu sikur para shihet.  Krerët e koalicionit, kanë deklaruar se kjo çështje nuk mund të bëhet gjatë javës së ardhshme, madje as ë një periudhë të caktuar për  më të vonë, meqë ka mospajtime edhe brenda këtyre dy partive të koalicionit dhe se paraprakisht  duhet të arrihet një konsensus për të siguruar votat e nevojshme për ratifikim. Po kështu deputetët, gjatë ditëve në vijim  i pret edhe pushimi veror.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …