leoni

Varreza masive në kampusin universitar mund të jetë spekulim

Varreza masive në kampusin universitar mund të jetë spekulim

Dyshimet se në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës mund të jetë një varrezë masive, nuk po vlerësohen si informacione të besueshme. Pavarësisht kësaj, Prokuroria Speciale ka urdhëruar fillimin e gërmimeve vlerësuese në këtë zonë dhe ato pritet të nisin këtyre ditëve. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme për nisjen e gërmimeve. Ai ka bërë të ditur se informata jo të verifikuara patën qarkulluar edhe vite më parë. Sipas Gjetajt, nuk ka pasur nevojë të bëhet publike ky rast sepse kështu luhet me ndjenjat e familjarëve. Ai ka shtuar de dëshmitarja kryesore e këtij rasti, dyshimet e saj i kishte deklaruar vite më parë në rrjetet sociale, por asnjëherë nuk ka ofruar informata konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …