Gjermania, ndihma miliardëshe për Serbinë

Gjermania, ndihma miliardëshe për Serbinë

Gjermania po del të jetë njëri nga investuesit më të mëdhenj në Serbi. Vetëm gjatë dekadës së fundit, shteti gjerman e ka ndihmuar Serbinë me 1.6 miliard euro përmes programeve të ndryshme. Sipas ambasadorit gjerman në Beograd, Axel Dittmann, Gjermania ka investuar gjatë 15 viteve të fundit mbi 1.6 miliard euro në projekte të mëdha infrastrukturore në Serbi. Këto investime i kanë mundësuar Serbisë zbatimin e projekteve të mëdha si furnizimi me ujë të pijshëm, rrjetëzimin e sistemit të ngrohjes qendrore në 40 për qind të komunave, si dhe përmirësimin e ndërmarrjeve bashkë me rritjen e specializimit për punëtorët. Vetëm në vitin 2015, sipas ambasadorit Dittmann, ndihma gjermane në Serbi ka arritur në 100 milionë euro. Këto ndihma shkojnë në Serbi në kohën kur ajo diplomatikisht po luan mes Perëndimit dhe Rusisë. Përkrahja prej miliardash euro nuk e ka ndryshuar qasjen e Serbisë kundrejt Evropës, e aq më pak në raport me fqinjët e saj. Sipas sondazheve të ndryshme, opinioni në Serbi rezulton të jetë i predispozuar negativisht ndaj Perëndimit, me theks të posaçëm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Dihet se në trazirat që pasuan pavarësinë e Kosovës, në shkurt të vitit 2008 në Beograd u patën sulmuar ambasadat amerikane, gjermane dhe të plot shteteve që patën njohur Kosovën e pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …