Limaj: Ne nuk kemi ndërruar qëndrimet për demarkacionin

Limaj zgjidhet sërish në krye të Nismës për Kosovën

Fatmir Limaj ka fituar garën pa kundër-kandidat në zgjedhjet e brendshme të Nismës. Nga 529 delegatë të pranishëm, 502 votuan që Limaj të jetë kryetar i partisë. Pas ri-zgjedhjes në krye të subjektit që e themeloi, Limaj ka shigjetuar kritika ndaj Qeverisë, për të cilën ka thënë se duhet të largohet. “Ajo që duhet urgjent në Kosovë është largimi i mashtruesve nga pushteti. Sot në Kosovë si askund në botë mashtrimi vazhdon të qeverisë”, ka thënë ai. Kryetari i Nismës ka shtuar se për të ndryshuar gjendjen e keqe në vend nevojitet punë, shpresë dhe dëshirë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Kosova eksporton thëngjill dhe importon energjinë e prodhuar prej tij

Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me kontratën për eksportin e thëngjillit drejt …