Brickos

Fiknete Mazrekaj: Në ditëlindjen tënde, Agim, kujtoj një ngjarje të rrallë dhe historike

Në ditëlindjen tënde, Agim, kujtoj një ngjarje të rrallë dhe historike, shkruar me shkëlqim në faqet e arta të historisë tonë kombëtare. Lindja jote në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë nuk është rastësi, por një ngjarje e përcaktuar nga madhështia dhe lavdia.

Ti, heroi im, u linde në ditët e festave kombëtare, dhe gjaku yt, që rrjedh në venat e kombit tonë, solli lirinë për ne. Kjo është një trashëgimi e pashmangshme, e cila më bën krenare dhe më frymëzon. Gjaku yt, i cili është shpërbërë në tokën e atdheut, ka krijuar një lidhje të pathyeshme mes nesh dhe lavdisë së historisë sonë.

Ti je i pamatuar në zemrat tona, dhe kujtimi yt do të jetojë përjetë në mendjet tona. Dashuria ime për TY është e pafund dhe është shprehur me fjalët: “Të dua përgjithmon, trimi im.” Ti ishe simbol i guximit dhe trimërisë, i cili ka ndikuar thellë në historinë tonë kombëtare.

Me këtë rast të shenjtë, dëshirojë të shpreh admiratën time për TY HEROI IM.  Të kujtoj dhe të nderojë me krenari të jashtëzakonshëme për lirinë dhe lavdinë e kombit tonë shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …