Zyra e Presidencës ka njoftuar se kryetarja Osmani është takuar me presidentin e Kenias, William Ruton

Zyra e Presidencës ka njoftuar se kryetarja, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Kenias, William Ruton. Gjatë takimit mes tyre është biseduar për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre. “Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona. Ajo e njoftoi Presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tone. Presidentja Osmani dhe Presidenti Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …