leoni

Buna Sali Mustafa: Babi, po gjykohet padrejtësisht për luftën e pastër

Si fëmij i kam lexu poezitë e xhaxhit Bahri gjatë pushimeve. E sot si studente po i rilexoj poezitë e tij gjatë pauzave për me e taku e me përqafu babin në vizitën e pasditës në Hagë.
E qysh me i tregu xhaxhit Bahri, hero i kombit, se bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i tij po gjykohet padrejtësisht për luftën e pastër që e bënë krah për krah? E qysh me i tregu xhaxhit Bahri që shoku i tij i ngushtë po vuan dënim në burgjet e Hagës?
Sa e rëndë do ishte që heronjtë tanë, Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, Ilir Konushevci, Isa Kastrati e Sokol Sopi ta kuptonin se bashkëluftëtarin e tyre po e përulin e historinë tonë të pastër, të drejtë, e të larë me gjakun e të rinjve tanë po e shtrembërojnë aq shumë saqë nuk po mundemi të njohim as vetveten.

Kontrolloni gjithashtu

Selim Mehmeti: Orarët javore të mësimit dhe menaxhimi i ngarkesës së çantës së nxënësve me tekste shkollore

Në fillimet e vitit shkollor, shkollat dhe mësimdhënësit kujdestarë të klasave të ndryshme shpërndajnë oraret …