Nesër SPAK-u, në Tiranë, vendos për masën e sigurisë të cilën do t ia shqiptojë Sali Berishës, i cili nuk e përfillë ligjin as Shtetin

Nesër në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendosë nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie, apo do të lihet i lirë, edhe pse ai nuk përfillë asnjë ligj të shtetit të brishtë, i cili nuk guxon të matet me zemërimin e tij. Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi, ndërsa  gjyqtarja Irena Gjoka pritet që më 26 dhjetor ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe mbrojtjen e Berishës.  Në votimin e seancës të së enjtes, me 75 vota pro Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për arrestimin e Sali Berishës, i cili është nën hetim për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”.

Kontrolloni gjithashtu

Detaje nga aktakuza ndaj Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve për pengim të drejtësisë

Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Hashim Thaçi dyshohet se ka udhëhequr dhe …