Kryeministri, Kurti, gjatë vizitës në Tetovë ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës duhet që të tërhiqen sa më parë

Vetëvendosja edhe zyrtarisht përfshihet në garën për pushtet në Maqedoni, duke i përçarë shqiptarët ashtu sikur edhe në Kosovën Lindore

Pas përçarjes që ka bërë në tri komunat e Kosovës Lindore, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ku afër gjysma e zgjedhëse nuk morën pjesë në zgjedhjet vendore të Serbisë, të njëjtën përçarje Albin Kurti dhe  Vetëvendosja po e përshkallëzojnë edhe në Maqedoni, me qëllim të dobësimit të partisë më të madhe në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

Mediet në Maqedoni bëjnë të ditur se  Vetëvendosje e Albin Kurtit, është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut, duke iu bashkuar koalicionit të opozitës të dobët shqiptare në një koalicion.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti njoftoi se në hapjen e zyrës së përbashkët të këtij koalicioni në Shkup mori pjesë edhe Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit. Kjo lëvizje i bashkohet  Lidhjes Europiane për Ndryshim. Në hapjen e shtabit morën pjesë kryetarët e tre partive Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike ku për herë të parë edhe zyrtarisht paraqitet edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, me përfaqësuesin e saj, Bekim Qoku si pjesë e frontit opozitar, ku para të pranishmëve mbajtën edhe fjalë rasti, Izet shkroi Mexhiti. Në këtë ngjarje, ai ka thënë se me inkuadrimin e partisë së Kurtit, do ta bëjnë ndryshimin e shumëpritur edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në të vetmin vend ku Kurti dhe argatët e tij po arrijë t i futin hundët, dhe nuk po arrijnë asnjë rezultat me përçarje është Shqipëria, edhe pse atje bëhen “përpjeke të mëdha për mbi vdekje”, por  nga këto përpjekje në zgjedhjet e fundit atje ngelën  në veriga vetëm një mi leshatok dhe mijushe anemike,  dhe,  asgjë më shumë.  Ata pretendonin t i fitonin të paktën  tri vende në Kuvendin e Shqipërisë, por fituan “Të trashët e surles”.

Albin Kurti,  edhe pse ka respektin më të madh për Sali Berishën, këtë e thotë në rrethin e tij të ngushtë, ai nuk ka guxim ta përkrahë hapur, vetëm sepse Berisha është në listën  e zezë të Amerikës dhe person i shpallur “non grata”. Ky fakt ia ka mbyllur rrugën përkrahjes, me qëllim për ta rrezuar Qeverinë Rama, të cilën Kurti nuk e duron dot, sepse nuk matet dot me Edin, në diplomaci, inteligjencë dituri e zgjuarësi, nuk e duron superioritetin e tij, sepse ndihet në siklet të inferioritetit sa herë takohet me të.

Përse Kurti me argatë, sejmenë e ithtarë të tij po ndërmerr këta hapa me qëllim të thellimit të përçarjes ndër shqiptarë, dhe përse po e përkrahin disa “koka” të vetëvendosjes nga ata që aq shumë pretendojnë se janë të angazhuar në krijimin e uniteti brenda-kombëtar, me qëllim edhe të bashkimit. Apo ndoshta krejt ato fjalë të zjarrta  patriotike i kanë folur për të fituar besimin e zgjedhësve,  duke i mashtruar me premtime ndër më të ndryshmet ndërsa në mendje kanë bluar dhe e bluajnë  atë thënien cinike të Nikolla Pashiqit: Narode moj, stoko moja, “Populli im shtaza ime besnike”. Natyrisht se një popull, shumicën e të cilit e kanë mashtruar pushtuesit, në të kaluarën,  pse të mos e mashtrojnë edhe bashkëkombësit. Ka matrapazë të tillë plot e përplot.

Kurti do t’ i përçante edhe bashkëvendësit e tij në Mal të Zi, por atje ka pak shqiptarë dhe nuk ia mbushin syrin. Atje ku ndër shekuj janë “sukobitë”  shqiptarët e cernagorët, tani ata janë kumbarë e “pobratima” dhe janë pajtuar përfundimisht me  pozitën e tyre minoritare  nën Mal të Zi. Atje nuk ka çka lypë Vetëvendosja, sepse edhe nuk e do askush.

Pretendimet dhe zotimet e  Kurtit dhe ithtarëve të tij besnikë të verbër për bashkimin dhe unitetin e shqiptarëve, kanë dalë sheshit, dhe tashmë po rezultojnë me përçarje, mungesë respekti njerëzor e kombëtar.

 Shumica shqiptare në Maqedoni, edhe pse nuk ka marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, besimin qe 20 vjet ia ka dhënë Ali Ahmetit, drejtuesit ë luftës në Maqedoni dhe fituesit konstant në zgjedhje. Kjo i pengon Albin Kurtit. Madje shumë më tepër i pengon edhe dashuria e respekti vëllazëror që ka Ali Ahmeti me të vetët për krerët e luftës së UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin Rexhep Selimin e të tjerët, me të cilët ka marrë pjesë edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si kuadër i lartë i saj.

A është kjo arsyeja kryesore pse Albin Kurti pretendon  ta rrëzojë Ali Ahmetin, apo pas tërë kësaj fshihet diçka edhe më e zezë e më e kobshme, që jo vetëm njëherë e kemi përjetuar nga të tillët…

Albinit dhe albinistëve u ka mbetur në ADN-në politike mesazhi i internacionales, i modifikuar :

Botën e sotme shqiptare

Ne do ta shkatërrojmë,

E për veten tonë në vend të saj

Republikën-Kurti do ta krijojmë…

 

Ahmet Qeriqi

  1. 12. 2023

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …