Javën e ardhshme fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës, i cili do të zgjasë deri më 19 janar. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjehet i gëzuar që pjesëmarrës në këtë forum do të jenë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer” rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor”. “Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin të jenë të pranishëm”, shkroi Rohde. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim bilateral mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala
Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …