Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në fshatin Reçak të Shtimes, në 25-vjetorin e Masakrës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në fshatin Reçak të Shtimes në 25-vjetorin e Masakrës. Me këtë rast, ai ka thënë se ajo që kishte ndodhur para 25 vitesh në Reçak ishte ndër krimet ndër më të rënda të njerëzimit në fundshekullin e njëzetë. Sot, teksa po largohemi një çerek shekulli nga kjo ngjarje e errët e historisë njerëzore, ndjejmë gjithë afërsinë me dhimbjet e asaj dite të familjarëve e të mbijetuarve. Ndjejmë dhe nevojën që këtë ditë të dhimbshme të kujtesës sonë, ta mbajmë sot e gjithherë si rikujtim që s’shuhet të sakrificës së madhe të popullit tonë për liri e shtetësi. Mbi këtë sakrificë, përbashkimi ynë për Kosovën, atdheun tonë, bëhet domosdoshmëri”, ka shkruar, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …