Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme

Avokati i Popullit, Naim Çelaj, bëri të ditur se dispozita e kontestuar është neni 28 i Ligjit që ka përcaktuar se “Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku 30% janë meshkuj dhe së paku 30% janë femra, me nga një kandidat të secilës gjini përfshirë së paku njëherë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë”. Lidhur me rregullimin e tillë të përfaqësimit gjinor në listat e kandidatëve, Avokati i Popullit ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë nëse dispozita e kontestuar është në përputhshmëri me nenin 7 të Kushtetutës; nëse dispozita e kontestuar është në përputhshmëri me nenin 24 të Kushtetutës; dhe nëse dispozita e kontestuar është në përputhshmëri me nenin 45, paragrafi 1 të Kushtetutës. Kërkesa është parashtruar pasi që Avokati i Popullit është i bindur se përcaktimi i kuotës “së paku 30%” për secilën gjini e përligj trajtimin e pabarabartë të grave, Avokati i Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …